Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane,Qera Shtëpi/Ndërtes individuale, mirëmbajtur,me 2-kate,sip.120 m², Qera 450 euro €/muaj, në Unazën qendrore/rr."Arkitekt Kasemi", pranë Poliklinikes nr.1/ish iranianit, 8-min këmb nga Pazari Ri

    [debil]https://njoftime.org/img/TiraneQeraShtpiNdrtesindividualemirmbajturme2kates ip120mQera450euromuajnUnaznqendrorerrArkitektKasem ipranPoliklinikesnr1ishiranianit8minkmbngaPazariRi 1.jpg[/debil]


    Jepet me Qra: Shtëpi/Ndërtes individuale, me oborr, me 2-kate, tip 2+1, sip 120m2, në unazën qëndrore, rr."Arkitekt Kasemi", tek poliklinika nr.1/Iranianit, 8-minuta nga qendra/Ura Elbasanit/Parlamenti, / Pazari Ri, Tiranë.
    Rruga "Arkitekt Kasemi"/Brryli/Min.Jashtme, Kryqezim "H.Tasim". etj: është një ndër zonat e preferuara të Tiranës, e mirë-integruar me të gjitha arteriet kryesore urbane dhe zonat e tjera. Kjo zonë është e pëlqyeshme për banim, e pastër ekologjikisht, me pak pjerrësi për largimin e ujrave sipërfaqsorë, pranë Lanës, në krahun e malit Dajtit, si dhe mjaft afër me qendrën e Tiranës. Mikro-zona ku gjendet "Shtëpia" me qera është në rr."Arkitekt Kasemi" përballe Poliklinikës Specialiteteve Nr.1(ish-iraniani), një ndër segmet kryesore të unazës qendrore të Tiranës.
    Shtëpi/ me 2-kate, restauruar plotësisht në vitet e fundit, me punime cilësore, me oborr, gjendet ne rrugicë 20m nga Unaza qendrore, në krahun e djathtë kur shkon nga Brryli për tek kryqëzimi me rr."H.Tasim". Ndërtesa është me 2-kate, dhe me çati, nga rrugica me porte të madhe futesh në oborrin përpara ndërtesës. Shtëpia ështe me pozicion kryesor nga lindja dhe jug-lindja, me shkalle të brendëshme për në katin e dytë.
    Përbërja e Shtëpise/Ndërtesës me qera:Përbëhet nga oborri përpara, duke vazhduar me katin e parë, i cili përbëhet nga holli shpërndarës, nga pjesa e ndënjes me kuzhin & ngrënie, tualetin, pjesën e lavanterisë, si dhe shkallët prej druri për në katin e dytë. Ndërsa, në katin e dyte kemi: hollin, 2-dhomat e gjumit dhe ballkonin nga jug-lindja. Kati parë është komplet i shtruar me pllaka cilësore, ndërsa kati i dytë është me parket-dërras druri. Shtëpia është e pastër, mirëmbajtur, mirë-kuruar, mobiluar dhe kompletuar me paisje elektro-shtëpiake, me planimetri funksionale, me sipërfaqe totale 120m2, me shumë diell e dritë natyrale, lehtësisht i ajroshëm, me verand-ballkon. Shtëpai me dyer-dritare druri, grila, me kondicioner në çdo pjesë.
    Përdorimi i mëparshëm e aktual: Shtëpia/Ndërtesa ka pak vite që jepet me qera, aktualisht është pa banorë dhe e disponueshme për dhënie me qera, që nga 15-Shtatori 2023.
    Preferencat & Kushtet: Preferohen familjarë, çifte, të huaj, individë ...etj, jepet për periudha jo më pak se një-vit, me kontratë të rregullt qeraje. Kërkohet vlera e qerasë së 2-muaj si garanci dhe pagesa mujore çdo fillim muaji.
    Dokumentacioni: Ndërtesa/Shtëpia është me Çertifikat Pronësie, dhe për Qeranë mbahet kontrate qeraje.
    Qeraja Mujore: Me 450 euro €/muaj, përjashtuar shpenzimit korrente ujë, drita, etj, që përballohen nga qeramarrësi.
    Adresa: Në Unazën qendrore/rr."Arkitekt Kasemi", pranë Poliklinikes Nr.1/ish Iranianit /Brryli, 700m nga Ura Elbasanit/Shkolla Baletit dhe nga"Pazari Ri", Tiranë. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    **********************************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate adgss
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    Stc.Unazës D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]
    kontaktoWhatsApp
Working...
X